Zhurma Press E Hënë · 14 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 11:56 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Dhjetë të shoqëruar pas tensioneve dhe bllokimit të rrugëve në Tiranë

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e mbajtur në disa pika të kryeqytetit, ku aktivistët zhvendosen para komisariatit.

Redaksia ZHURMA 11:13 Përditësuar 11:20 1 min lexim
Foto: boldnews.al
FOTO · Foto: boldnews.al Arkivi ZHURMA

Tensione dhe përplasje fizike janë regjistruar gjatë protestës së mbajtur në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durrësit, deri te Zogu i Zi, ku protestuesit bllokuan rrugën. Pas përplasjeve me policinë, forcat e rendit kanë shoqëruar dhjetë persona.

Video · YouTube ↗

Të shoqëruarit janë identifikuar si shtetasit Visuar Dalipi, Marjo Reka, Asllan Dogjani, Krenar Kurti, Ermelind Kuka, Artan Daçi, Besnard Kaini, Arnold Çupani, Ilir Muzhaqi dhe Endri Neziraj. Pasi janë dërguar në komisariatin nr. 1, aktivistët kanë transferuar tubimin e tyre pikërisht para këtij institucioni.

Burimet: BoldNews; BalkanWeb (klaster 2 outlets).

Komentet