Deputetët e PD: Qori po shërben si vegël e Ramës për përçarjen e protestës
Partia Demokratike akuzon Arlind Qorin se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga qeveria duke drejtuar thirrje kundër opozitës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetët e Partisë Demokratike kanë shpërndarë një karikaturë ironizuese në rrjetet sociale, përmes së cilës akuzojnë Arlind Qorin se po shërben si «vegël qorre» e Edi Ramës. Sipas demokratëve, qëllimi është përçarja e protestës studentore dhe zhvendosja e vëmendjes nga korrupsioni dhe keqqeverisja e kryeministrit, kundër të cilave opozita thotë se proteston prej më shumë se 10 vitesh.
Në reagimet e shpërndara nga përfaqësuesit e opozitës thuhet se Qori dhe aktivistët e tij drejtojnë thirrje kundër partisë më të madhe opozitare në vend. Sipas të dhënave nga postimet e shpërndara, aktivistët e këtij krahu pozicionohen pranë kamerave për të sulmuar opozitën, ndërkohë që qeveria sipas tyre përfiton nga këto përpjekje për të përçarë protestat.