Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

PS voton buxhetin dhe rezolutat mes kaosit — përjashtohet Bardhi

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi hapi procedurën e votimeve pas miratimit të kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi procedurën e votimeve pas miratimit të kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për kalimin direkt në votim të çështjeve të rendit të ditës, për shkak të pamundësisë së zhvillimit të diskutimeve.

PS voton buxhetin dhe rezolutat mes kaosit — përjashtohet Bardhi
Foto: Niko Peleshi 2013 (cropped) / Wikimedia Commons

Opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren, ndërsa mazhoranca kaloi në votim disa prej pikave të rendit të ditës. Me votat e Partisë Socialiste u miratuan rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura, përfshirë SPAK-un, si dhe aktet normative për ndryshimet në buxhetin e vitit 2026 dhe financimin e pjesshëm të aktivitetit kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare.

Gjatë seancës, deputetët e opozitës vijuan protestën e tyre brenda sallës, ndërsa dëgjoheshin duke thirrur “dorëheqje” dhe “hajdut”. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për shkak se hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Rezultatet e disa prej votimeve: Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025” – 84 pro, 1 abstenim, 2 kundër. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025” – 83 pro, 1 abstenim, 3 kundër.

Burim: Euronews Albania

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →