Demaku: Besimi i qytetarëve në shëndetësi është besim i zorit
Deputeti i PDK-së kritikon gjendjen në shëndetësi gjatë interpelancës për ministrin Vitia.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka kritikuar gjendjen në sistemin shëndetësor gjatë diskutimeve parlamentare për mungesën e barnave onkologjike. Gjatë interpelancës ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ai vlerësoi se vendi mbetet ende larg standardeve të kërkuara në këtë sektor.
Duke folur për sfidat e trajtimit të pacientëve me sëmundje malinje, Demaku tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për realitetin në shëndetësi dhe se besimi i qytetarëve në sistemin publik është i dobët. «Jemi shumë larg dhe besimi i qytetarëve tanë në shëndetësinë tonë është besim i zorit», u shpreh ai.