Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Delegacioni i BE-së reagon për përshkallëzimin e dhunshëm në protestë

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar pas përshkallëzimit të dhunshëm të protestës së studentëve në Tiranë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës së studentëve dhe përplasjet me forcat e Policisë së Shtetit, duke kërkuar që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe rastet të hetohen me përparësi.

Delegacioni i BE-së reagon për përshkallëzimin e dhunshëm në protestë
Foto: zhurnal.mk

Përmes një reagimi, delegacioni bëri të ditur se është në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve, duke theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane që duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

«Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë», thuhet në deklaratë, ku palët inkurajohen të ulin tensionet dhe të përdorin dialogun konstruktiv si të vetmjet rrugë përpara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →