Dafina Neziri dhe Kaci kujdesen për dukjen e Bebe Rexhës në dasmën e vëllait
Artiste nga Kosova janë kujdesur për paraqitjen e yllit botëror në dasmën e vëllait të saj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ylli i muzikës me famë botërore, Bebe Rexha, ka përjetuar një nga momentet më të veçanta familjare, pasi vëllai i saj i ka dhënë fund beqarisë. Në këtë ditë të rëndësishme, këngëtarja ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj elegante, duke u shfaqur mahnitëse.
Për grimin, Bebe ka zgjedhur artisten kosovare të make-up-it, Dafina Neziri, ndërsa stilimin e flokëve ia ka besuar Kacit dhe ekipit të tij. Me një pamje të kuruar deri në detajin e fundit, ajo dëshmoi se di të shkëlqejë në çdo paraqitje.
Zgjedhja e artisteve për këtë ditë të veçantë vë në pah talentin në industrinë e bukurisë.