Çun Lajçi merr pjesë në manifestimin e Çairit për 28 Nëntorin
Aktori i njohur fton qytetarët në manifestimin e organizuar nga Komuna e Çairit në Sheshin “Skënderbeu”.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi, është bërë pjesë e manifestimit qendror për Ditën e Flamurit në Shkup, duke ndarë një shkrim artistik për këtë datë. Përmes shkrimit të tij, ai ka ftuar qytetarët që të bashkohen pranë shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, në njëzetvjetorin e vendosjes së saj.
Lajçi ka shprehur në shkrimin e tij thirrjen për pjesëmarrje: «Te Gjergji thirri shqiptarët që të festojnë. Ejani këtu, se sot Gjergji nuk duhet me qenë vetëm. Asht Nantori i Tretë dhe kjo festë duhet me u ba ushtimë malesh!»
Komuna e Çairit ka organizuar manifestimin qendror të titulluar «20 Vjet Krenari» në Sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 13:30. Krahas paraqitjes artistike të Çun Lajçit, ngjarja përfshin edhe koncertin e këngëtares Edona Llalloshi.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


