Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Cristian Volpato dyshohet për kokainë — i pezullohet patentë-shoferi për 6 muaj

Mesfushori i Australisë u ndalua dy herë për tejkalim shpejtësie brenda një nate, duke bërë që t'i pezullohet patentë-shoferi për gjashtë muaj.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SYDNEY — Futbollisti i përfaqësueses së Australisë, Cristian Volpato, dyshohet se ka dalë pozitiv në një test për përdorim të kokainës. Mesfushori 22-vjeçar u ndalua dy herë brenda të njëjtës natë për tejkalim të shpejtësisë në rrugët e Sydney-t, teksa po drejtonte një veturë të tipit BMW Coupe.

Cristian Volpato dyshohet për kokainë — i pezullohet patentë-shoferi për 6 muaj
Foto: Bryan Berlin / Wikimedia Commons

Në ndalimin e parë, në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 60 kilometra në orë, ai po lëvizte me një shpejtësi që varionte nga 86 deri në 94 kilometra në orë. Policia kreu menjëherë një test rrugor për alkool, nga i cili lojtari rezultoi krejtësisht negativ.

Sipas raportimeve të BBC-së, dy orë më vonë, Volpato u ndalua sërish në të njëjtën zonë duke ecur me 109 kilometra në orë. Gjatë këtij kontrolli të dytë, testimi i parë për lëndë narkotike tregoi se mesfushori rezultoi pozitiv për përdorim të kokainës.

Si pasojë e këtyre shkeljeve rrugore, patentë-shoferi i mesfushorit u pezullua menjëherë për gjashtë muaj, teksa atij iu mor një mostër tjetër për analizë konfirmuese. Lojtari 22-vjeçar kishte luajtur në tri prej katër ndeshjeve të Australisë në Kupën e Botës.

Burim: Koha.net
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme