Zhurma Press E Premte · 14 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 09:18 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi MKD

Si do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut?

Pse Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi të ndryshojë çmimet e derivateve?

Redaksia ZHURMA 21:03 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Si do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Nga mesnata e sotme, derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), dizeli do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i benzinës do të rritet me të njëjtën shumë.

Një litër dizel do të shitet për 80 denarë për litër, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 84.5 denarë. Çmimi i Eurosuper BS-98 nga mesnata do të jetë 86.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të mbetet me të njëjtin çmim – 79.5 denarë.

Çmimi me pakicë i mazutit do të ulet për 0.796 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 41.495 denarë. Ky vendim është në fuqi nga mesnata e sotme.

Burim: Portalb.mk
— Redaksia ZHURMA

Komentet
Radio Kosova 1 zhurma.fm