Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Çitaku: Imunitet për shkelje të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush

Deputetja e PDK-së thotë se askush nuk duhet të mbrohet me imunitet për moszbatimin e qëllimshëm të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjatë tryezës për Nismën Legjislative Qytetare lidhur me moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi me rastin e publikimit të analizës përkatëse, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se askush nuk duhet të ketë imunitet për shkelje të qëllimshme.

Çitaku: Imunitet për shkelje të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush
Foto: klankosova.tv

«Personalisht mendoj se, pavarësisht nenit 75 për imunitetin në Kushtetutë, nuk besoj se duhet të ketë imunitet as nga gjykata dhe as nga ndonjë palë tjetër. Nuk duhet të kemi imunitet askush, as deputetët. Imunitet për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës nuk duhet të ketë askush», ka thënë Çitaku, duke shtuar se mungesa e vullnetit politik nga institucionet dhe Qeveria ka sjellë nevojën për këtë nismë.

Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se opozita po planifikon të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për të diskutuar gjetjet e raportit të fundit për integrimin evropian, i cili thekson mungesën e zhvillimit dhe mosrespektimin e vendimeve gjyqësore.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme