Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:26 Ekspertiza balistike zbulon detaje të reja për vdekjen e Gjovalin Lazrit03:21 Rooney kërkon përjashtimin e Man City nga Liga Premier, jo titullin e 2011/1203:07 Maran: I lumtur me fitorën mbi San Marino, por kursyeu forcat për orarin e ngjeshur03:03 I dënuari me vdekje liruar pas 41 vitesh, ADN e shfaq të pafajësimin02:52 Bullgaria thërret diplomatin e Shkupit pas refuzimit të hyrjes së deputetit Georgiev02:45 Dy persona lëndohen rëndë në aksident motorristik në rrugën Jazhincë–Tetovë02:29 Bashkimi mposht Trepçën dhe fito Superkupën e Kosovës në basketboll02:21 KultPlus publikon përzgjedhje thëniesh të Emile Zolës01:55 Maran: Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda01:11 Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

Pse Buxhovi thotë se militantët po zëvendësojnë pelegrinët në Vidovdan?

Historiani Jusuf Buxhovi komenton rritjen e militantëve të porositur në festimet e Vidovdanit

Redaksia ZHURMA 21:08 Përditësuar 07:11 1 min lexim
Pse Buxhovi thotë se militantët po zëvendësojnë pelegrinët në Vidovdan?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë se të gjitha veprimet që i bëjnë serbët çdo vit në festimet e Vidovdanit në Kosovë janë të orkestruara drejtpërdrejt nga Serbia, gjegjësisht nga Kisha Ortodokse dhe Akademia e Shkencave.

Buxhovi në emisionin “Konfront” në KTV, theksoi se krahasuar me vitet e kaluara, nuk ka shumë pelegrinë që vijnë në këto festime pasi sipas tij tash vijnë kryesisht militantë të porositur e paguar.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme.

Shënimi i sivjetmë i Vidovdanit u përcoll me disa të arrestuar nën dyshimin se kanë provokuar duke kënduar këngë nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.

Këndimin e këtyre këngëve, Buxhovi e quajti bazë për ndërhyrje nga Policia e Kosovës. “Krahasuar me vitet e kaluara, tash kemi shumë pak pelegrinë që vijnë në Kosovë sepse tash vijnë militantë, janë të porositur e paguar, nuk kanë lidhje me atë që bëjnë.

Kishte bazë të zhvillohet ndërhyrje nga Policia e Kosovës kur këndohet në kor ‘edhe 1000 vjet do të vijmë derisa Kosova të jetë e jona’, kjo është nxitje e urrejtjes.

Pati një rast kur një nënë e kishte sjellë një fëmijë 2-3 vjeç në festime dhe në ato temperatura, pra duanin të dërgonin mesazh sepse në përgjithësi janë të porositur, të organizuar”, ka deklaruar Buxhovi.

Tubimi i serbëve në Gazimestan për festimet e Vidovdanit, të dielën është përmbyllur me disa të arrestuar. Arrestimin e tyre, Lista Serbe e cilësoi si përpjekje për frikësim.

Ndërsa peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Ilarion, u ka bërë thirrje serbëve që të mos heqin dorë nga Kosova, përndryshe sipas tij, do të jenë të mallkuar në shekujt e ardhshëm

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/arberi/buxhovi-per-vidovdanin-pak-pelegrine-e-me-shume-militante-te-porositur
— Redaksia ZHURMA

Komentet