Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Bundestagu miraton ndryshimet për kompetencat e shërbimeve sekrete

Parlamenti gjerman miratoi ndryshimin e legjislacionit që u jep pushtet shtesë agjencive të inteligjencës për të luftuar spiunazhin dhe sabotimet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Parlamenti i Gjermanisë miratoi me shumicë dërrmuese ndryshimet e legjislacionit që u japin shërbimeve të brendshme dhe të jashtme të inteligjencës më shumë pushtet për të luftuar spiunazhin, terrorizmin dhe aktet e sabotimit. Në votimin e zhvilluar në Bundestag, 309 ligjvënës votuan pro ligjit të ri, 190 votuan kundër dhe 71 të tjerë abstenuan. Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, e quajti draftin reformën e shekullit dhe një domosdoshmëri përballë rritjes së kërcënimeve nga fuqitë e huaja.

Bundestagu miraton ndryshimet për kompetencat e shërbimeve sekrete
Foto: botasot.info

Ligji u jep kompetenca të reja agjencisë së jashtme të spiunazhit BND dhe asaj të brendshme BfV, e njohur si Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës. Agjentët e shërbimit BND do të kenë mundësi të kryejnë operacione të fshehta jashtë vendit, duke përfshirë akte sabotimi si paralizimi i serverëve për grupet e hakerave të mbështetur nga shtetet armike, shkatërrimi i rrjeteve të informacionit dhe pengimi i zinxhirëve të furnizimeve me armë. Ndërkaq, agjentët e shërbimit të brendshme BfV do të ndërmarrin veprime mbrojtëse ndaj pronave dhe sistemeve elektronike në raste kërcënimesh.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme