← kosove
Live · kosove · 14:13 · 21 Korrik 2026

Çfarë arriti Bujar Muli duke thyer rekordin botëror?

Sportisti kosovar mbajti mbi 2000 kg në pjesën e përparme të trupit, një arritje që nuk ishte realizuar më parë nga askush në botë

PRISHTINË — Bujar Muli, i njohur si “Hulku i Kosovës”, ka realizuar një nga sfidat më të jashtëzakonshme të forcës fizike, duke hyrë në historinë e rekordeve botërore. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në ABC-në e Mëngjesit, sportisti rekordmen rrëfeu emocionet e këtij momenti dhe sakrificat që e çuan drejt suksesit.

Për të certifikuar arritjen, në Kosovë mbërriti një përfaqësues zyrtar i Guinness Ëorld Records, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy përfaqësues të Federatës së Kosovës, të cilët ndoqën nga afër provën historike. Bujar Muli arriti të mbante mbi pjesën e përparme të trupit plot 2000 kilogramë, një rekord që, sipas tij, nuk ishte realizuar më parë nga askush në botë.

“Unë dola para botës me një qëllim të vetëm: të realizoja këtë rekord dhe ta bëja Kosovën krenare. Ishte një sfidë shumë e madhe, për të cilën jam përgatitur gjatë,” u shpreh ai. Rruga drejt këtij suksesi nuk ka qenë aspak e lehtë. Sportisti tregoi se pas rekordit fshihen vite të tëra stërvitjeje intensive, sakrificash dhe lëndimesh.

“Kam kaluar shumë sfida dhe lëndime, por nuk u dorëzova. Kur ke një objektiv të madh, duhet të sakrifikosh shumë për ta arritur,” tha rekordmeni. Ai theksoi se deri më sot askush nuk kishte arritur të mbante 2000 kilogramë në pjesën e përparme të trupit, duke e bërë këtë një rekord botëror unik.

Përtej suksesit personal, Bujar Muli tha se dëshiron që kjo arritje të shërbejë si frymëzim për sportistët e rinj dhe si një mesazh se edhe në Kosovë ka talente të jashtëzakonshme. “Në Kosovë ka njerëz shumë të fuqishëm dhe me potencial të madh. Ajo që na duhet është më shumë mbështetje, që sportistët të kenë mundësi të zhvillohen dhe të përfaqësojnë vendin denjësisht në arenën ndërkombëtare,” tha ai.

Me rekordin e ri botëror, “Hulku i Kosovës” jo vetëm që ka shkruar emrin e tij në historinë e sportit të forcës, por ka ngritur edhe njëherë lart emrin e Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar se me punë, disiplinë dhe këmbëngulje mund të arrihen edhe objektivat që duhen të pamundura.

Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Etiketat #kosove #lajme #sport
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën