Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:53 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje02:45 Kosova shënon 25-vjetorin e 11 Shtatorit me aktivitete solidariteti dhe mesazhe mirënjohje02:42 Elvana Gjata tërheq vëmendjen me fustan shumëngjyrësh pranë pishinës02:35 Dy të dyshuar turq arrestohen për plagosjen e kosovarit në Mynih02:32 Aksident i rëndë në Gostivar–Mavrovë, dyshohet për viktima02:21 Isufaj takojë Prattipatin dhe Hargreavesin, diskutohet sundimi i ligjit02:17 Ministria e Mbrojtjes: 21 vatra zjarri, 5 ende aktive, pa rrezik për banesa02:10 Mbappë këmbëngul favoritë për Topin e Artë, pretendon sezonin më të mirë individual02:05 Pussycat Dolls nisin turneun PCD Forever në Oslo, me probleme shitje biletave00:50 Kim nga Indonezia: Këngët popullore më ndihmuan të mësoja shqipen
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë RAJ

BBC: Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet meksikane në Ekuador

Aleancë për trafikun e drogës drejt Europës, policia lufton kundër korrupsionit

Redaksia ZHURMA 12:22 Përditësuar 12:25 2 min lexim
BBC: Mafia shqiptare bashkëpunon me kartelet meksikane në Ekuador
FOTO · Foto: Centro de Durán / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

DURAN — Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vendet e Amerikës Latine. Në një artikull të zgjeruar, media britanike BBC ka publikuar një reportazh nga qyteti i Duranit në Ekuador, vendi i mbushur me drogë, ku bandat rivale kanë shkëmbime zjarri pothuajse çdo ditë.

Kapiteni i policisë, Jean Carlos Bustamante, u tha gazetarëve britanikë se brenda policisë ka të infiltruar të cilët janë pjesë e bandave. Teksa hynin në një lagje të quajtur “Shqiponjat”, të gjithë banorët qëndronin mbyllur në shtëpi nga frika e bandave kriminale.

Sa i takon trafikut të drogës, lënda narkotike vjen nga vendet fqinje, Kolumbia dhe Peruja. Më pas, bandat lokale ekuadoriane bashkëpunojnë me kartele meksikane dhe grupe të krimit të organizuar ndërkombëtar për ta transportuar drogën më tej.

Mes këtyre lidhjeve përmenden edhe grupe të mafias shqiptare, të cilat sipas autoriteteve dhe raportimeve ndërkombëtare kanë krijuar rrjete bashkëpunimi në trafikun e kokainës drejt Evropës. “Bandat e fuqishme vendase, me lidhje me kartelet meksikane dhe grupet e mafies shqiptare, ndihmojnë në trafikimin e mëtejshëm të kokainës”, shkruan BBC.

Bandat kanë përfituar nga kufijtë e dobët, forcat e sigurisë me mungesa financiare dhe pozicioni strategjik i Ekuadorit me dalje në Oqeanin Paqësor. Një vend që dikur konsiderohej një destinacion i qetë turistik është kthyer brenda më pak se një dekade në një nga zonat më të dhunshme të Amerikës Latine.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Ekuadorit, vitin e kaluar vendi regjistroi mbi 9 mijë vrasje, një nga normat më të larta të kriminalitetit në botë. Presidenti Daniel Noboa ka nisur një fushatë të ashpër kundër bandave gjatë dy viteve të fundit, por kritikët thonë se kjo strategji ka sjellë më shumë pasoja.

Arrestimi i drejtuesve të mëdhenj të krimit ka shkaktuar copëzimin e bandave, por njëkohësisht ka krijuar grupe të reja më të vogla dhe më të dhunshme. Shumë banorë besojnë se kjo luftë nuk mund të fitohet kurrë plotësisht.

Në një tjetër operacion, Bustamante përdor një dron për të monitoruar një lagje. Ai dallon tre persona që sipas tij janë “mikro-trafikantë”, shitës të vegjël droge në fund të zinxhirit kriminal.

Burim: Gazeta Si
— Redaksia ZHURMA

Komentet