Reperi Blleki publikon albumin e tretë “Alcatraz” me dhjetë këngë të reja
Reperi i njohur BLLEKI është rikthyer me albumin e tij të tretë, “ALCATRAZ”, duke sjellë dhjetë këngë të reja në skenën e hip-hopit shqiptar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Reperi i njohur BLLEKI ka publikuar albumin e tij të tretë, të titulluar “ALCATRAZ”, duke sjellë dhjetë këngë të reja për publikun. Projekti përmban tituj të ndryshëm si “XIXA”, “ALCATRAZ”, “JETA JEM”, “WOW”, “MOSSAD” në bashkëpunim me Festimin, “HOOLIGAN”, “MAVI”, “RREZIKANTI”, “A MU A PAREN” dhe “KITTY CAT”. Albumi vjen me energji të fortë, tituj provokues dhe një identitet muzikor.