Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Blerim Vela: LDK-ja dhe AAK-ja janë nën 10 për qind në një sondazh të ri

Ish-shefi i stafit të ish-presidentes Vjosa Osmani ka publikuar të dhëna nga një sondazh i fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ish-shefi i stafit të Vjosa Osmanit gjatë kohës sa ajo ishte presidente, Blerim Vela, ka publikuar të dhëna nga një sondazh i kryer përgjatë 30 ditëve të fundit. Sipas tij, LVV-ja dhe PDK-ja nuk shënojnë lëvizje të mëdha në përqindje, ndërsa LDK-ja dhe AAK-ja ndahen me vetëm një pikë përqindjeje dhe gjenden nën dhjetë për qind.

Blerim Vela: LDK-ja dhe AAK-ja janë nën 10 për qind në një sondazh të ri
Foto: epokaere.com

Vela thekson se këto ndryshime graduale në skenën politike mund të krijojnë terrenin për krijimin e një force të re. «Në këtë kontekst, mund të paraqitet hapësirë për themelimin e një partie të re me orientim të djathtë, e aftë të artikulojë ofertë politike që u përgjigjet si ndjeshmërive de votuesve të rinj, ashtu edhe atyre të zonave urbane dhe rurale, që ndihen të papërfaqësuar nga partitë aktuale», ka deklaruar ai në platformën «X».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →