Pse Benita Zena shfaqet me bodyguard?
Modelja e Big Brother VIP thotë se nuk ndjeh rrezik, por merr shumë dashuri nga publiku.
PRISHTINË — Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e bujshme dhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, ka folur për arsyen e pranisë së vazhdueshme të një bodyguardi. E ftuar në emisionin "She's On Air" në Top Albania Radio, ajo zbuloi detaje mbi këtë zgjedhje.
"Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë," u shpreh Benita kur u pyet për praninë e truprojës pranë saj. Ajo sqaroi se nuk e ka marrë këtë vendim nga frika e rrezikut, duke theksuar se përkundrazi, merr shumë dashuri nga publiku.
"Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë," deklaroi modelja. Ajo shtoi se zakonisht merr njerëz me vete dhe se kjo nuk është risi për të.
E pyetur nëse prania e bodyguardit e bën më interesante në sytë e publikut, Benita tha se nuk mendon në atë mënyrë, megjithëse pranoi se mund të krijojë një imazh më "showgirl". "Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im," u shpreh ajo, duke shtuar se nuk e bën këtë për publikun.
Deklaratat e modeles kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar zgjedhjen e saj për t'u shoqëruar me një truprojë. Vetë Benita insiston se bëhet fjalë thjesht për një preferencë personale, jo për një domosdoshmëri sigurie.
Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.