← Sport
Live · Sport · 07:12 · 17 Korrik 2026

Kush mohon konfliktin?

Bellingham: Nuk kishte asnjë problem me Messin

— Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, ka hedhur poshtë spekulimet për një përplasje me Lionel Messin gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës. Futbollisti anglez sqaroi se nuk ka pasur asnjë konflikt me kapitenin argjentinas dhe se situata është interpretuar gabimisht.

“Nuk pati asnjë problem me Messin. Po flisnim për një goditje ku pati pak fërkim, në fakt nuk kishte asgjë të keqe,” u shpreh Bellingham. Ai theksoi se pret që mediat ta zmadhojnë episodin, por sipas tij nuk ka asnjë arsye për polemika. “Jam i sigurt se secili do ta bëjë punën e vet dhe do ta fryjë këtë histori, por për mua nuk kishte asgjë.”

Në fund, Bellingham nuk i kurseu fjalët e vlerësimit për Lionel Messin, duke e cilësuar një nder mundësinë për t’u përballur me një nga futbollistët më të mëdhenj në histori. “Për mua ishte një privilegj të përballesha me Leon.”

Deklarata e yllit anglez vjen për t’i dhënë fund aludimeve për tensione mes dy lojtarëve, duke konfirmuar se gjithçka mbeti brenda normales së një ndeshjeje me emocione të mëdha.

Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #sport

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën