Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Bashkitë e Ballkanit, të papërgatitura për fondet e BE-së

Bashkitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në përafrimin ligjor, por kanë mungesë financimi dhe kapacitetesh.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRESHEVË — Bashkitë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë përparim në përafrimin ligjor me Bashkimin Europian, por vazhdojnë të kenë mungesë financimi, personeli dhe kapacitetesh teknike për zbatimin e standardeve europiane.

Bashkitë e Ballkanit, të papërgatitura për fondet e BE-së
Foto: lapsi.al

Sipas një studimi të NALAS, rrjeti i shoqatave të autoriteteve vendore të Europës Juglindore, dobësitë janë më të theksuara në administrimin e fondeve të BE-së, prokurimet publike, shërbimet sociale, parandalimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e mjedisit. Studimi që i takon vitit 2025 analizon Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Vlerësimi përqendrohet në pesë kapituj të negociatave që prekin drejtpërdrejt pushtetin vendor: prokurimet publike, politikat sociale dhe punësimi, politikat rajonale dhe fondet strukturore, sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe mjedisi e ndryshimet klimatike. Raporti konstaton se qytetet e mëdha dhe kryeqytetet kanë më shumë të ardhura, specialistë dhe struktura administrative për t’iu përshtatur kërkesave të BE-së, ndërsa bashkitë e vogla dhe rurale kanë më shumë vështirësi në përgatitjen e projekteve, prokurimet, shërbimet sociale, administrimin e ujit dhe mbetjeve dhe zbatimin e masave kundër korrupsionit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme