Bashkimi fiton 1-2 kundër Skopes dhe merr fitoren e parë të sezonit
Bashkimi nga Kumanova thyen serinë e pesë humbjeve dhe fiton larg në kuadër të javës 6 të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.
Bashkimi ka regjistruar fitoren e parë të sezonit pasi mposhti Skopjen me rezultatin 1-2 në stadiumin "Petar Miloshevski" në qendrën stërvitore të FFM-së, në ndeshjen e vetme të javës së 6-të të elitës. Skuadra e Kumanovës, pas pesë humbjeve radhazi, mori pikët e para të sezonit.
Antonio Da Silva e hodhi përpara vizitorët me 0-1, ndërsa Adiz Murati dyfishoi epërsinë pas pushimit për 0-2. Skopja ulia me 1-2 përmes Ali Ademit, i cili realizoi nga penalltia. Ndeshja u drejtua nga gjyqtari Jovan Kaçevski, i cili dha tetë kartona të verdhë. Në minutat e fundit, Skopja ka pasur mundësi për të barazuar, por mbrojtja e Bashkimit i ka ruajtur fitoren.