Bashar al-Assad dënohet me vdekje në mungesë për krime lufte
Ish-presidenti i Sirisë është shpallur fajtor nga një gjykatë siriane për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
BOTË — Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, është dënuar me vdekje në mungesë nga një gjykatë siriane, nën akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Vendimi është marrë të martën, ndërsa së bashku me të është dënuar me vdekje në mungesë edhe vëllai i tij, Maher al-Assad.
Bashar al-Assad u largua nga Damasku dhe u arratis drejt Moskës në dhjetor të vitit 2024, pasi regjimi i tij u rrëzua pas një ofensive të shpejtë nga forcat kundër regjimit. Në të njëjtin proces me vdekje është dënuar edhe kushëriri i tyre, Atef Najib, i cili ndodhet i arrestuar në Siri. Najib u akuzua për drejtimin e shtypjes së protestave në provincën jugore të Daraas në vitin 2011, ngjarje që shënoi fillimin e kryengritjes masive dhe luftës civile në vend.
Burimet: Tetova Sot, Gazeta Si, Sinjali.