Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Sport Shqipëria

Barazimi i kushton Amedsporit të Hasit, Dellovës e Krasniqit

Amedspori barazoi në xhiron e shtatë të Superligës së Turqisë dhe humbi vendin e parë në renditje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Barazimi i kushton Amedsporit të Hasit, Dellovës e Krasniqit

Amedspori i drejtuar nga trajneri Besnik Hasi dhe me futbollistët e Kosovës, Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi, regjistroi një barazim në xhiron e shtatë të Superligës së Turqisë. Skuadra barazoi me rezultatin 2:2, gjë që i kushtoi në renditjen tabelore pasi paraprakisht mbante pozitën e liderit.

Lajmet e ditës · News24: 10 Tetor 2026 Edicioni i Lajmeve në News24 në studio Ina Qirjo (Ora 13:30) · YouTube ↗

Në këtë ndeshje, Ermal Krasniqi pati ndikim në golin e shënuar për epërsinë 2:1 të ekipit të tij në minutën e 67-të. Pas një lëvizjeje në zonë dhe një gjuajtjeje me këmbë të majtë, ai qëlloi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Samuel Ballet shënoi supergol. Ndërkohë, Lumbardh Dellova u zëvendësua në minutën e 84-t, kurse Krasniqi u largua nga fusha në minutën e 92-të.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →