Azemi: Pagat mbi 2 mijë euro po i kthejnë mjekët specialistë në Kosovë
Deputeti i Vetëvendosjes thotë se të ardhurat e mjekëve specialistë kalojnë dy mijë euro me gjithë kujdestari.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se paga e një mjeku specialist në vend arrin shifrën prej 1,430 eurosh në muaj. Sipas tij, angazhimi në kujdestari gjatë fundjavave kompensohet me rreth 300 euro shtesë, duke bërë që me së paku dy kujdestari mujore të ardhurat totale të kalojnë shumën prej 2,000 eurosh.
Azemi thekson se ky nivel i të ardhurave ka ndryshuar rrjedhën e largimit të trurit nga vendi. «Kjo padyshim se ka ndikuar që specialistët të mos ikin e përkundrazi edhe të kthehen në Kosovë nga vende të tjera», ka shkruar ai.