Kush është Ayyoub Bouaddi, talenti që po shkund Botërorin 2026?
Mesfushori 18-vjeçar i Lille ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve si Real Madridi dhe Manchester City pas dominimit ndaj Brazilit.
— Mesfushori 18-vjeçar i Marokut, Ayyoub Bouaddi, po shënohet si një nga zbulimet më të mëdha të Kupës së Botës 2026. Lojtari i Lille shkëlqeu veçanërisht në ndeshjen ndaj Brazilit, ku dominoi në mesfushë përballë emrave tëtë njohur si Casemiro dhe Bruno Guimaraes.
Sipas raportimeve të BBC Sport, performancat e tij kanë nxitur interesin e klubeve më të mëdha evropiane. Në listën e skuadrave që po monitorojnë nga afër situatën e talentit maroken janë Manchester City, Arsenali, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.
Ish-reprezentuesi i Marokut, Hassan Kachloul, vlerëson se Bouaddi zotëron një potencial të jashtëzakonishëm dhe personalitet të madh në fushë. Lojtari, i cili debutoi me Lille në moshën 16-vjeçare, ka zhvilluar deri më tani 96 ndeshje me klubin francez.
Në Botërorin 2026 ai është shndërruar në lojtar kyç, duke regjistruar më së shumti prekje të topit dhe pasime të sakta në përballjen me Brazilin. Lille kërkon një shumë mes 69 dhe 86 milionë funte për transferimin e tij, duke e pozicionuar si një nga talentët më të kërkuar në Europë.
Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.