Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Autobusi me rreth 90 nxënës godet shkëmbin në Malin e Zi

Një autobus me rreth 90 nxënës është përfshirë në një aksident të rëndë në Malin e Zi pasi ka goditur një shkëmb.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Malin e Zi, pasi një autobus me rreth 90 nxënës që po ktheheshin nga ekskursioni ka goditur një shkëmb në rrugën magjistrale Mojkovac – Kolashin. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Shtitariçka Rijeka.

Autobusi me rreth 90 nxënës godet shkëmbin në Malin e Zi
Foto: shenja.tv

Sipas informacioneve të para, dyshohet se nga kodra kanë rënë gurë në rrugë dhe shoferi është përpjekur t'i shmangë ato, por ka goditur shkëmbin me pjesën e përparme të djathtë të autobusit. Në aksident është lënduar rëndë udhëheqësi i udhëtimit, i cili ka pësuar frakturë të legenit dhe të një unaze të shtyllës kurrizore, ndërsa katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, mes të cilëve edhe tre nxënës të shkollës fillore nga Podgorica. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Bijelo Polje-s dhe më pas i lënduari rëndë është dërguar në Qendrën Kliniake të Malit e Zi.

Në autobus ndodheshin rreth 90 nxënës. Një pjesë e fëmijëve janë transportuar drejt Podgoricës me automjete private, kurse për të tjerët është dërguar një autobus tjetër nga agjencia. Disa prindër kanë arritur në vendngjarje dhe i kanë marrë vetë fëmijët e tyre. Policia i ka bërë testin e alkoolit shoferit dhe ai rezultoi se nuk ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa është njoftuar edhe prokurori kompetent shtetëror.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme