Asllani: S’luajmë për barazim në Dublin, synojmë vetëm fitoren
Sulmuesi i Kosovës thekson se Dardanët synojnë fitoren ndaj Irlandës, pavarësisht se edhe barazimi siguron vendin e dytë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka deklaruar se synimi i skuadrës në ndeshjen kundër Irlandës është fitorja, pavarësisht faktit se edhe barazimi do t'ua siguronte vendin e dytë në grup. «Ne duam të fitojmë dhe ta marrim vendin e dytë», u shpreh sulmuesi në konferencën për media.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Aviva” në Dublin, ku të dyja ekipet do të paraqiten me mungesa. Asllani vlerësoi lart kundërshtarin dhe kujtoi triumfin e arritur më parë në Prishtinë, ndërsa shtoi se skuadra do të japë gjithçka në fushë. «Nesër na pret një ndeshje e fortë mes dy ekipeve të forta», përfundoi ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar