Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet pronari i auto-servisi në Tiranë për mashtrim

Policia dokumenton gjashtë raste të veprimtarie kriminale; 5 automjete u lanë në ruajtje pronarëve

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Policia e Shtetit ka njoftuar për një rast jo shumë të zakonshëm në Tiranë, ku është arrestuar një pronar i auto-servisit për mashtrim. Policia njofton se i dyshuari përveçse nuk ka riparuar automjetet për të cilat është paguar, në disa raste ka tentuar t’i shesë ato.

Arrestohet pronari i auto-servisi në Tiranë për mashtrim
Foto: Police Station Krume 06-2026 078 / Wikimedia Commons

Lidhur me këtë, policia thekson se janë dokumentuar gjashtë raste të kësaj veprimtarie kriminale, të kryera nga ky shtetas. Sekuestrohen nga ambientet e subjektit, 5 automjete, të cilat iu lanë në ruajtje pronarëve të tyre.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa qytetarëve, se nuk kishin iu ishin riparuar automjetet, pavarësisht se i kishin paguar paratë, pronarit të një subjekti në këtë fushë, në zonën e quajtur ‘Astiri’, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar ‘Skema’. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi i dyshuar për veprën penale ‘Mashtrimi’, M. H., 37 vjeç, si dhe u dokumentuan 6 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme