Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Diaspora

Arrestohet në Spanjë shqiptari Taulant Toma, i njohur si mjeshtri i arratisjeve

Policia spanjolle ka vënë në pranga në Tarragona 42-vjeçarin shqiptar Taulant Toma, i njohur për arratisjet nga burgjet në Evropë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Foto: sinjali.com
Foto: Foto: sinjali.com / sinjali.com

Policia Kombëtare Spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës 42-vjeçarin shqiptar Taulant Toma, i njohur gjerësisht si “mjeshtri i arratisjeve”. Sipas autoriteteve, ai kishte arritur të ikte nga katër burgje të ndryshme, respektivisht tri në Itali dhe një në Belgjikë.

Video · Facebook ↗

Arratisja e tij e fundit ishte realizuar në dhjetor nga burgu i sigurisë së lartë Opera në Milano. Gjatë operacionit të kapjes në lagjen Campclar, ai dhe personat që e shoqëronin bënë rezistencë, ndërsa u raportua se ai ndodhej në Spanjë me dokumente të falsifikuara që nga janari. Tani pritet ekstradimi i tij në Itali për të vuajtur dënimin e mbetur.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →