Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet në Kroaci një i dyshuar për shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream

Policia në Kroaci ka arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z., nën dyshimin se është i lidhur me shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream mes Rusisë dhe Gjermanisë në vitin 2022.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Policia në Kroaci ka arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z., nën dyshimin se është i lidhur me shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream mes Rusisë dhe Gjermanisë në vitin 2022, njoftoi më 19 gusht Prokuroria Federale e Gjermanisë.

Arrestohet në Kroaci një i dyshuar për shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream
Foto: politiko.al

Arrestimi u bë në Pula, në veriperëndim të Kroacisë, në bazë të një fletarresti evropian të lëshuar nga Gjykata Federale Supreme e Gjermanisë.

Sipas Prokurorisë Federale të Gjermanisë, Vladimir Z., si zhytës i trajnuar, i përkiste grupit të shtetasit ukrainas Serhiy K., ndaj të cilit po zhvillohet një procedurë e veçantë dhe i cili në shtator të vitit 2022 vendosi pajisje shpërthyese në gazsjellësin Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 pranë ishullit Bornholm.

Pajisjet shpërthyese u aktivizuan më 26 shtator 2022 dhe shkaktuan dëme të mëdha në të dy gazsjellësit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme