Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Arrestohet 18-vjeçari për hedhje molotovi ndaj policëve në Tiranë

Policia arreston një 18-vjeçar pas akuzave për sulm me koktej molotovi ndaj efektivëve gjatë protestës së dhunshme.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

TIRANË — Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç, si i dyshuar për hedhjen e një kokteji molotov në drejtim të forcave të rendit gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, veprimi i tij pranë ish-hotel “Dajtit” rrezikoi jetën dhe shëndetin e punonjësve të Policisë që ishin të planizuar me shërbim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Arrestohet 18-vjeçari për hedhje molotovi ndaj policëve në Tiranë
Foto: top-channel.tv

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ndërmori këtë arrestim në kuadër të veprimeve hetimore për dokumentimin e akteve të dhunshme dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Autoritetet bëjnë me dije se materialet procedurale i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

I riu akuzohet për disa vepra penale, ku përfshihen “Vrasja e punonjësit të Policisë” mbetur në tentativë, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse”, “Shkatërrimi i pronës”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme