Zhurma Press E Shtunë · 29 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:18 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Kush u arrestua për zjarrvënie?

Policia njoftoi për dëmtim sipërfaqesh toke dhe bimësi

Redaksia ZHURMA 13:27 Përditësuar 17:22 1 min lexim
Kush u arrestua për zjarrvënie?
FOTO · Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Policia e Shtetit njoftoi se 29 persona janë arrestuar ose proceduar gjatë muajit qershor dhe dy javëve të para të korrikut 2026, të dyshuar për zjarrvënie, që kanë dëmtuar sipërfaqe toke, bimësi, pemëtari dhe prona. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë dy persona dhe është proceduar penalisht një tjetër, të dyshuar për tre raste zjarrvëniesh në Kavajë, Vorë dhe Mallakastër.

Në Kavajë u arrestua një 51-vjeçar pasi zjarri i ndezur në tokën e tij shkaktoi dëme në kullota dhe dogji rreth 300 pemë agrumesh e ullinjsh. Në Vorë u arrestua një 43-vjeçar, pasi zjarri i vendosur në një sipërfaqe toke dogji pemë frutore. Ndërkohë, në Mallakastër nisi procedimi penal për një 39-vjeçar, pasi gjatë tërheqjes së një automjeti të aksidentuar me karrotrek, shkëndijat e shkaktuara dyshohet se përhapën zjar duke dëmtuar dhjetëra pemë arre.

Polica apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë dhe të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe ruajtjen e anonimatit.

Burim: Gazeta Si, https://gazetasi.al/bilanci-i-zjarrvenieve-29-autore-te-arrestuar-gjate-muajve-qershor-korrik/
— Redaksia ZHURMA

Komentet