Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

I riu nga Klina ndërron jetë pas aksidentit në Jashanicë

Bajram Arfiaj nga Shtupeli i Klinës vdiq rreth dy javë pasi u përfshi në një aksident trafiku në Jashanicë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Bajram Arfiaj, banor i fshatit Shtupel të Klinës, ka humbur jetën rreth dy javë pasi u përfshi në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.

I riu nga Klina ndërron jetë pas aksidentit në Jashanicë
Foto: sinjali.com

I riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident, pavarësisht trajtimit mjekësor. Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe të afërmit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme