Armando Sadiku mbyll karrierën futbollistike
35-vjeçari i jep fund karrierës si futbollist, por vazhdon në rolin e drejtorit sportiv të Bellinzonës në Zvicër.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, mbylli karrierën e tij futbollistike pas 35 vjetësh. Ish-sulmuesi, i cili ka shënuar 12 gola në 38 paraqitje me fanellën kuqezi, publikoi një video me momentet më të rëndësishme të karrierës së tij përmes rrjeteve sociale, duke shkruar: «Faleminderit, futboll! Do të më mungosh».
Sadiku, i cili mbetet një nga golashënuesit më të mirë në historinë e Kombëtares shqiptare, nuk do të largohet nga futbolli, pasi do të vazhdojë në rolin e drejtorit sportiv të Bellinzonës në Zvicër. Klubi zviceran kishte konfirmuar emërimin e tij ditë më parë.
Momenti më i veçantë i karrierës së Sadikut ishte goli historik ndaj Rumanisë në Kampionatin Evropian 2016, i cili i dha Shqipërisë fitoren e parë në një Evropian.