Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: Kam duruar 6 vite
Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer për herë të parë në detaje periudhën e vështirë të martesës dhe divorcit të saj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Aktorja Arjola Demiri, e ftuar në një podcast, është rikthyer te një prej periudhave më të vështira të jetës së saj lidhur me martesën dhe divorcin. Ajo ka treguar se ka kaluar situata të ngjashme me përjetimet e Arlinda Zekajt, ngjarje e cila e ka prekur thellë dhe e ka bërë të ndjejë historinë shumë afër gjatë protestave në Kosovë.
Demiri ka shprehur se ka duruar gjashtë vite dhe është përballur me agresivitet e tensione brenda marrëdhënies, duke gjetur ngjashmëri me vështirësitë e kaluara prej saj. Ajo ka shtuar gjithashtu se është ndjerë e pavlerësuar dhe e pambështetur nga psikologia dhe punonjësja sociale në përpjekjet e saj për të mbrojtur veten dhe fëmijët.