Kryeministri i Sllovenisë uron Albin Kurtin për mandatin e ri
Janez Janša i ka dërguar letër urimi kryeministrit të Kosovës, duke i ofruar mbështetje në procesin e integrimit evropian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri nga homologu i tij slloven, Janez Janša. Në letrën e dërguar, kreu i ekzekutivit slloven ka shprehur besimin se partneriteti dhe marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve do të vazhdojnë të forcohen në dobi të qytetarëve.
«Dua gjithashtu të shfrytëzojë këtë mundësi për të shprehur besimin e palëkundur që marrëdhëniet miqësore dhe partneriteti ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës do të vazhdojë të forcohet në dobi të qytetarëve tanë», ka shkruar Janša në letrën e tij.
Krahas urimeve për suksese në detyrë dhe gatishmërisë për vazhdimin e bashkëpunimit, kryeministri slloven ka theksuar rëndësinë që vendi i tij i kushton shteteve të Evropës Jug-Lindore. «Sllovenia i kushton rëndësi të posaçme marrëdhënieve të saj me shtetet e Evropës Jug-Lindore dhe përparimit të tyre në rrugën drejt integrimit Evropian. Ju lutem, jini të sigurt që Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmë në këtë fushë», ka shtuar ai.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 25 shtator Takim bilateral midis Bekim Sali dhe Albin Kurti në Nju Jork
- 28 shtator Albin Kurti publikon video zyrtare për takimet në Asamblenë e BK
- 28 shtator Takimi mes kongresistit George Latimer dhe kryeministrit Albin Kurti
- 3 tetor Bedri Hamza nis takimin e ri me kryeministrin Albin Kurti
- 19 tetor Kryeministri i Sllovenisë uron Albin Kurtin për mandatin e ri · ky artikull