Ambasada e Izraelit mbyllet përkohësisht në Tiranë nga protestat
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar mbylljen e përkohshme të saj për shkak të situatës nga protestat në kryeqytet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur për shkak të situatës aktuale dhe protestave në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar të misionit diplomatik, rihapja e ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata, ndërsa për raste urgjente qytetarët janë udhëzuar të kontaktojnë numrin celular të emergjencës.
Godina e përfaqësisë diplomatike ndodhet përballë Katedrales ortodokse, në aksin rrugor që lidh qendrën me zonën e ish-bllokut. Ndërkohë, më herët selia kishte njoftuar se vendimi u mor në të njëjtën linjë me bizneset e tjera që mbyllën aktivitetin për disa orë në zonat ku u zhvilluan protestat, ndërsa tashmë po vijon funksionimin e zakonshëm për shërbimet e nevojshme.