Aktorja Hayden Panettiere vdes në moshën 36-vjeçare
Aktorja e njohur për "Heroes" dhe "Nashville" u gjet pa ndjenja të dielën në Karolinën e Jugut; shkaku i vdekjes ende në hetim.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
BOTË — Aktorja amerikane Hayden Panettiere, 36 vjeç, ka ndërruar jetë të dielën, 16 gusht, pasi u gjet pa ndjenja në një kompleks banimi në Greenville, Karolinë e Jugut. Shërbimet emergjente u nisën pas një raportimi për arrest kardiak, por pavarësisht përpjekjeve për reanimim, ajo u shpall e vdekur në vendndodhje.
Zyra e mjekut ligjor të Greenville County ka konfiruar se autopsia është kryer dhe nuk janë gjetur shenja traume. Shkaku dhe mënyra e vdekjes ende nuk janë përcaktuar dhe priten teste të tjera. Policia ka deklaruar se hetimi paraprak nuk ka zbuluar elemente kriminale.
Panettiere u bë e njohur ndërkombëtarisht me rolin e Claire Bennet në serialin "Heroes" dhe më pas në "Nashville". Ishte nënë e një vajze, Kaya, nga marrëdhënia me ish-boksierin ukrainas Vladimir Kliçko. Në vitet e fundit kishte folur publikisht për betejën me varësinë dhe depresionin pas lindjes. Familja ka kërkuar privatësi.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



