Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit M.Gj.

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për vrasje, dëbim masiv dhe spastrim etnik gjatë periudhës 1998-1999.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.Gj. për veprën penale «Krime lufte kundër popullsisë civile». Sipas aktakuzës, i pandehuri gjatë periudhës 1998–1999, në Komunën e Zveçanit, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe dhe nën përgjegjësinë individuale dhe atë komanduese, në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor në përbërje rezervë, dyshohet se ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik.

Aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit M.Gj.
Foto: dukagjini.com

Në aktakuzë theksohet se më 29 prill 1999, i pandehuri me pjesëtarë të tjerë të paidentifikuar, të organizuar në formacione të strukturuara e të uniformuara të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, kishte ndërmarrë një operacion për rrethimin e një fshati në Zveçan. Gjatë këtij operacioni u vranë tre banorë civilë, shtatë persona u rrëmbyen, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale. Trupat e gjashtë prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, kurse trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur.

Rasti i është kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet në paraburgim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →