Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

DPSHTRR: Nuk i pajisëm me leje drejtimi dy egjiptianët që humbën jetën

Një drejtues shqiptar mbeti i plagosur; DPSHTRR hedh poshtë raportimet se i pajisi me leje drejtimi dy egjiptianët.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Dy shtetas egjiptianë, Mohamed Lotf dhe Mohamed Ali, humbën jetën dy ditë më parë kur automjeti i tonazhit të rëndë në të cilin ndodheshin doli nga rruga në Unazën e Madhe dhe përfundoi duke rënë nga ura. Një drejtues shqiptar i mjetit mbeti i plagosur.

DPSHTRR: Nuk i pajisëm me leje drejtimi dy egjiptianët që humbën jetën
Foto: Milot overpass (OSCAL19 trip) / Wikimedia Commons

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka bërë të ditur se nuk i pajisi me leje drejtimi shqiptare dy egjiptianët, as me Dëshmi Aftësie Profesionale për profilin automakinist ku përfshihen drejtuesit e autobetonierëve. DPSHTRR hedh poshtë çdo raport se ka pajisur me leje drejtimi këta dy shtetas.

DPSHTRR thekson se Shqipëria nuk ka marrëveshje dypalëshe reciprociteti me Egjiptin për njohjen e lejeve të drejtimit.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    46% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Ish-polici kufitar i Kosovës vdes në një aksident trafiku në Malin e Zi

    20% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme