Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy automjete dhe plagosen 6 persona

Gjashtë persona mbeten të plagosur pas një përplasjeje mes dy automjeteve në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonën e Shtojit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shkodër-Koplik, në zonën e Shtojit, ku dy automjete tip «Mercedes-Benz» janë përplasur «kokë më kokë». Si pasojë e përplasjes, e cila ka ndodhur rreth orës 09:30, gjashtë persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe për të kryer ekzaminimet përkatëse.

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, përplasen dy automjete dhe plagosen 6 persona
Video · YouTube ↗

Njëri prej të dëmtuarve, shtetasi D. R., 33 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja, njëri prej automjeteve ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brod, Dragash 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme