Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Agjenda e ditës përfshin mbledhjen e Kryesisë dhe protesta studentore

Mbledhja e Kryesisë për caktimin e seancës, protestat studentore dhe aktivitetet e komisioneve parlamentare shënojnë agjendën ditore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet për të caktuar datën e seancës së radhës plenare. Ndërkohë, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës së bashku me këshillat studentorë të fakulteteve kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste para rektoratit.

Agjenda e ditës përfshin mbledhjen e Kryesisë dhe protesta studentore
Foto: demokracia.com

Në kuadër të zhvillimeve institucionale, Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë solemne për 27-vjetorin e themelimit, ngjarje ku parashihet pjesëmarrja e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Komisioni për Integrim Evropian ka planifikuar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Dirk Schuebel, kurse Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës dhe do të shqyrtojë tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme