Vazhdo leximin
e enjte, 22 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Krasniqi: si Byroja Politike në '90, edhe pushteti i Ramës s'beson se rrëzohet

Politologu thotë se krerët e Byrosë Politike nuk e besonin pushtetin e tyre

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Politologu Afrim Krasniqi ka sjellë një detaj interesant nga e kaluara komuniste në Shqipëri, pikërisht nga fundi i regjimit, ku krerët e saj nuk e besonin se mund dhe të mos ishin në pushtet. Duke tentuar të shpjegojë pushtetin e sotëm të socialistëve me Ramën në krye, ai solli si krahasim atë që ndodhte në mendësinë e ish-anëtarëve të Byrosë Politike.

Krasniqi: si Byroja Politike në '90, edhe pushteti i Ramës s'beson se rrëzohet
Foto: Foto: Secretary Blinken Holds Press Conference with Albanian Prime Minister - 53531599 / Wikimedia Commons

Krasniqi tha se duhet të kemi parasysh se konsumi i tmerrshëm i pushtetit i bën njerëzit të pazëvendësueshëm. Ai shtoi se kur shoh procesverbalet e Byrosë Politike në vitin ‘90, ata nuk e kuptonin se ca 20-vjeçarë mund t’i largonin nga Byroja kur kishin 50 vjet aty.

“Ata mendonin që nuk mund të jetë reale kjo gjë. Edhe këtu ka shumë njerëz që nuk mendojnë që kjo gjë është reale”, tha Krasniqi në studion e A2CNN, duke komentuar protestat dhe reagimin e pushtetit ndaj tyre.

Burim: Të Sheshi, https://tesheshi.com/detaji-fiks-si-ish-byroja-politike/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 21 kamera →