Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Afërdita Bytyqi zgjidhet zëvendëskryesuese e KGJK-së

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit, Afërdita Bytyqi, është zgjedhur zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Afërdita Bytyqi, në pozitën e zëvendëskryesueses së Këshillit.

Afërdita Bytyqi zgjidhet zëvendëskryesuese e KGJK-së
Foto: kallxo.com

Bytyqi është zgjedhur me gjashtë vota nga anëtarët e KGJK-së, ndërsa për këtë pozitë kishte kandiduar edhe gjyqtari Artan Abazi, i cili ka marrë pesë vota.

Para anëtarëve të Këshillit, Bytyqi ka shprehur falënderim për besimin e dhënë dhe është zotuar se do të kontribuojë në avancimin e sistemit të drejtësisë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme