Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:44 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë MKD

Azizi akuzon BDI-në për teatër politik dhe bllokim të Kuvendit

Deputeti i VLEN-it i kundërpërgjigjet Talat Xhaferit: po bllokoni ligjet që s'i miratuat vetë për 20 vjet

Redaksia ZHURMA 05:52 Përditësuar 08:21 1 min lexim
Azizi akuzon BDI-në për teatër politik dhe bllokim të Kuvendit
FOTO · Foto: Talat Xhaferi official portrait 2024 (cropped) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, i është kundërpërgjigjur deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, pas reagimeve të këtij të fundit ndaj deklaratave të bëra në seancën parlamentare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi tha se Xhaferi "e ka marrë përsipër epitetin ‘Avni Rustemi’", të cilin, sipas tij, ai e kishte përmendur vetëm në parim dhe pa apostrofuar askënd në veçanti.

Në vazhdim, Azizi akuzoi BDI-në për bllokimin e punës së Kuvendit, duke vlerësuar se pengimi i seancave dhe i miratimit të ligjeve që, sipas tij, nuk janë bërë gjatë 20 viteve të qeverisjes së kësaj partie, dëshmon mungesë vizioni politik. "Sot t’i bllokoni seancat e Kuvendit dhe ligjet që nuk i keni bërë ju për 20 vjet, tregon qartë mungesën e kauzës dhe nevojën për teatër politik të bajatshëm", përfundon reagimi i deputetit të VLEN-it.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/lajmeadnan-azizi-po-te-doja-ta-apostrofoj-talat-xhaferin-ne-menyre-pezhorative-do-te-flisja-per-jna-ne/ — Redaksia ZHURMA

Komentet