Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Sa studentë diplomuan në Maqedoninë e Veriut në 2025?

Enti Shtetëror i Statistikave raporton rritje prej 8.4% të diplomimeve krahasuar me vitin paraprak.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Në studimet e larta universitare, shkollat profesionale dhe fakultete, vitin e kaluar kanë diplomuar 7.612 studentë në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo shifër paraqet rritje prej 8.4 për qind krahasuar me vitin 2024.

Sa studentë diplomuan në Maqedoninë e Veriut në 2025?
Foto: telegrafi.com

Nga të diplomuarit në ciklin e parë, 27.3 për qind i përkasin fushave të biznesit, administratës dhe së drejtës. Studentët e rregullt përbëjnë 74.6 për qind (5.677) të totalit, ndërsa 25.4 për qind (1.935) janë me korrespondencë. Studentet e diplomuara janë 59.6 për qind. Vetëm 28.3 për qind kanë përfunduar studimet brenda afatit; 71.7 për qind pas afatit.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme