Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

35 pjesëtarë të policisë speciale serbe të identifikuar për sulmin ndaj Jasharajve

Prokurori Valdet Gashi njofton për identifikimin e 35 të pandehurve për krime lufte në Prekaz.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka dhënë detaje lidhur me hetimin e rastit të vrasjes dhe masakrimit të familjes Jashari në Prekaz. Ai tha se rasti ka qenë kompleks dhe sfidues, por falë punës intensive të Prokurorisë Speciale dhe bashkëpunimit me Policinë dhe institucionet tjera, kanë arritur në ngritjen e aktakuzës.

Foto: gazetametro.net / gazetametro.net
Foto: gazetametro.net / gazetametro.net

Gashi tha se bazuar në prova, është vërtetuar dyshimi i bazuar se të dyshuarit kanë kryer krime lufte kundër popullësisë civile. Ai njoftoi se kanë identifikuar 35 persona të përfshirë, të gjithë pjesë e njësisë speciale të policisë serbe, që i përkasin strukturave të larta komanduese.

Prokurori shtoi se është vërtetuar se cilat njësi kanë marrë pjesë në sulm, arsenali i përdorur dhe dëmet e shkaktuara. Në këtë sulm janë vrarë 26 persona, përfshirë fëmijë nga mosha 5-6 vjeçare.

Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme