Sa haxhilerë kosovarë mbërritën në Arabinë Saudite për haxhin e sivjetmë?
Grupi i parë i besimtarëve kosovarë ka arritur në aeroportin e Xhides për të kryer haxhin e sivjetmë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
PRISHTINË — Grupi i parë prej 231 besimtarësh nga Kosova ka arritur shëndoshë e mirë në aeroportin e Xhides, në Arabinë Saudite, për të kryer haxhin. Udhëtimi filloi të premten, më 15 maj.
Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës, në pritje të tyre dolën zyrtarë nga Drejtoria e Haxhit e BIK-ut, të cilët u uruan mirëseardhje dhe u orientuan drejt Mekës. Pas mbërritjes, haxhinjtë do të fillojnë menjëherë me kryerjen e umres.
Sivjet nga Kosova do ta kryejnë obligimin e haxhit gjithsej 1.576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe gjatë ditëve në vijim.
Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 15 maj Sa haxhilerë kosovarë mbërritën në Arabinë Saudite për haxhin e sivjetmë? · ky artikull
- 11 tetor Apel urgjent për shtetasit e RMV-së në Arabinë Saudite
- 16 tetor Ambasada e Kosovës në Arabinë Saudite apelon për kujdes nga sulmet
- 25 tetor Bersant Celina shkëlqen me gol dhe asistim në Arabinë Saudite
- 27 tetor Igli Tare drejt kalimit në Arabinë Saudite