Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

23 të shoqëruar dhe efektivë të lënduar pas përplasjeve në Tiranë

Policia ndërhyn me gaz, shkopa gome dhe autobot uji në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Policia e Shtetit ka shoqëruar 23 persona për veprime të mëtejshme procedurale pas përplasjeve të dhunshme në protestën e studentëve, gjatë së cilës kanë mbetur të lënduar gjashtë efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe një gazetare, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

23 të shoqëruar dhe efektivë të lënduar pas përplasjeve në Tiranë
Video · YouTube ↗

Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit eskaloi kur pjesëmarrësit dëmtuan rrethimin dhe portën hyrëse të godinës, duke thyer xhamat dhe fasadën me pllaka guri, sende të forta, molotovë, kapsolla dhe flakadanë, pasi më parë e kishin lyer fasadën me ngjyrë të kuqe, sprej dhe vezë. Ndërhyrja e policisë përfshiu kordone sigurie, përdorimin e shkopinjve të gomës dhe autobotit të ujit me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u rigrumbulluan dhe marshuan përgjatë Rrugës së Durrësit drejt ministrisë.

Video · YouTube ↗
Video · YouTube ↗
Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 25 kamera →