Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Kosova regjistron 21 raste të reja me HIV dhe dy viktima këtë vit

Infektologia Arbana Kasumi Shala thotë se popullata ende nuk është e vetëdijshme për rreziqet e virusit, teksa numri i testimeve po rritet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Në Kosovë janë regjistruar 21 raste të reja me HIV që nga fillimi i vitit e deri në mesin e korrikut, ndërsa dy persona kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kosova regjistron 21 raste të reja me HIV dhe dy viktima këtë vit
Foto: Tobias-AIDS-test / Wikimedia Commons

Infektologia Arbana Kasumi Shala, udhëheqëse e Qendrës për Këshillim dhe Testim Vullnetar, tha për KlanKosova se virusi është duke u përhapur dhe se popullata ende nuk është e vetëdijshme për rreziqet e marrjes së tij.

Sipas saj, rritja e numrit të testimeve mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të virusit, gjë që u mundëson pacientëve fillimin e terapisë më herët, uljen e sasisë së virusit në organizëm deri në nivel të padetektueshëm dhe parandalimin e bartjes te të tjerët.

Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme