Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

15 persona të zhdukur pas përmbytjeve në Kanionin e Madh të Arizonës

Evakuohen 62 persona me helikopter pas reshjeve katastrofike që goditën zonën e Bright Angel Canyon; operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Autoritetet amerikane kanë nisur operacione masive kërkim-shpëtim pas reshjeve të forta që përshkuan Kanionin e Madh në shtetin e Arizonës. Shërbimi i Parqeve Kombëtare (NPS) njoftoi se të paktën 15 alpinistë dyshohet se kanë humbur gjurmët, ndërsa 62 turistë të tjerë u nxorën të shpëtuar nga zona e rrezikuar me ndihmën e helikopterëve. Incidenti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 14:30 me kohën vendase, duke prekur veçanërisht zonat e Phantom Ranch dhe Bright Angel Canyon.

15 persona të zhdukur pas përmbytjeve në Kanionin e Madh të Arizonës
Foto: almakos.com

Nuk ka raporte për të lënduar deri më tani. Midis të evakuuarve ishte edhe Nikki Baggs, 41 vjeçe, e cila ndodhej në fund të kanionit bashkë me dy shoqet. Ajo rrëfeu për BBC se situata u përkeqësua papritur, duke shkaktuar panik te të pranishmit. Grupi u strehua fillimisht në një tavolinë pikniku në një teren më të lartë, por më pas u zhvendos në një vend më të sigurt, ku pritën për disa orë derisa helikopterët i arritën rreth orës 21:30. Shtabi i policisë së parkut i ka kërkuar qytetarëve që posedojnë imazhe ose video nga ato ditë përgjatë lugina Bright Angel Creek të kontaktojnë menjëherë autoritetet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme